Ministry of Economy, Culture and Innovation

Fondi për Përkthimin Letrar (FPL) është kthyer tashmë në traditë. Për të katërtin vit radhazi hapet thirrja për aplikime për mbështetje të përkthimit letrar nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe. Përvoja e tre viteve ka dëshmuar se Fondi, përveçse një ndihmesë e drejtpërdrejtë për përkthyesit dhe shtëpitë botuese, është edhe një tregues vlerësimi për përkthimet më të mira. Fondi për Përkthimin Letrar (FPL), edhe këtë vit, do të nxisë dhe mbështesë financiarisht përkthime të arrira të veprave të rëndësishme të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe.

Fondi i përkthimeve letrare i krijuar nga Ministria e Kulturës kap vlerën 2 milionë lekë për vitin 2017 dhe mbështet përkthime me cilësi të lartë të letërsisë së huaj.

Afati i aplikimit është data 28 shkurt 2017, ora 14.00.

 

Informacion i përgjithshëm
– Aplikimi duhet të bëhet nga botuesi, që është i pajisur me një liçensë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
– Botuesi duhet të ketë siguruar të drejtat e autorit përpara se të aplikojë ose të jetë në proces përmbyllës të sigurimit të këtyre të drejtave, proces që duhet të kryhet brenda afatit të dorëzimit të përkthimit parashikuar nga kontrata.
– Pas miratimit për mbështetje financiare të përkthimit, Ministria e Kulturës nënshkruan një kontratë tripalëshe me përkthyesin e kësaj vepre dhe botuesin.
– Financimi (i plotë ose i pjesshëm) i përkthimit të veprës do të mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe i shkon drejtpërdrejt përkthyesit.

Aplikuesi
Aplikuesi:

Kontakti:

Adresa e plotë:

Telefon:

Faks:

E-mail:

Libri origjinal

Gjuha nga përkthehet:

Titulli i veprës:

Autori:

Zhanri:

Botuesi (i veprës origjinale):

 

Vendi i botimit:

Viti i botimit të parë:

Statusi i të drejtës së përkthimit

Numri i faqeve:

Tirazhi i botimit:

Çmimi për kopje:

Afati i parashikuar për botimin në shqip:

Përkthyesi

CV (e përkthyesit):

Adresa:

Tel / Cel:

E-mail:

 

KOSTOJA QË MBULON MINISTRIA E KULTURËS

Përkthimi i pjesshëm ose i plotë i veprës.
-Fondi i përkthimeve letrare që ka krijuar Ministria e Kulturës kap vlerën  2 milionë  lekë për vitin 2017 dhe mbështet përkthime të letërsisë artistike të huaj.
-Përkthyesi  do të paguhet me shumën 1000 lekë për faqe (faqja = 2200 karaktere të përkthyera me hapësirë) për përkthime nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe.
– Kufiri  i financimit nga MK për një aplikim nuk mund të jetë më shumë se 250 000 lekë, pavarësisht numrit të faqeve të librit që është përzgjedhur nga MK.

Në aplikim të përfshihen edhe kërkesat e mëposhtme (të detyrueshme):
– një katalog botimesh i kohëve të fundit (i printuar ose në formë elektronike)
– një provë përkthimi prej pesëmbëdhjetë (15) faqesh prozë së bashku me fotokopjet e faqeve në gjuhën origjinale ose gjashtë (6) poezi së bashku me fotokopje të faqeve në gjuhën origjinale;
– autorizimi për të drejtën e botimit të përkthimit (kontrata ose leja në parim nëse kontrata është në proces e sipër).

Udhëzim  për aplikantin

– Teksti duhet të përkthehet nga gjuha origjinale
– Parapëlqehen autorë të njohur të shekullit XX dhe të kohës sonë
– Teksti duhet të përkthehet dhe dorëzohet në Ministrinë e Kulturës brenda datës 15 nëntor, 2017.
Ministria e Kulturë angazhohet për të parandaluar çdo keqpërdorim, abuzim apo kopjim të tekstit të përkthyer
– Aplikuesi duhet të tregojë nëse ka aplikuar apo ka siguruar mbështetje financiare nga burime të tjera.
– Prova e përkthimit do të shqyrtohet nga një ekspert i fushës. Drejtoria  përkatëse  ka  përgjegjësinë   për ruajtjen e anonimatit për palët e ndërsjellta gjatë procesit të shqyrtimit.

Lutemi të dërgoni me postë dosjen e aplikimit në Ministrinë e Kulturës pranë Zyrës së Protokollit në afatin e parashikuar më lart.{:}