Ministry of Economy, Culture and Innovation
Një hapësirë krijuese dhe kulturore dinamike ka lindur brenda Piramidës së saporijetëzuar të Tiranës – Space 05 – Concept Store!
Me një vizion të veçantë dhe një përzgjedhje ekskluzive të dizajnerëve dhe produkteve shqiptare, Space 05 ndërthur kulturën dhe modernen, duke sjellë emra të njohur dhe marka bashkëkohore nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora shqiptare.
Në thelb të këtij hapësire është BOX Program, ku të ftuar ndërkombëtarë dhe vendas – vizionarë kulturorë, dizajnerë mode, artistë – bashkëveprojnë përmes aktiviteteve mujore të kuruara.
Lidhur përmes platformës .S.E.A.M., një hapësirë për dizajn dhe manifakturë bashkëkohore, Space 05 është një udhëtim i pandërprerë në inovacion, dizajn dhe prodhim të nivelit të lartë.
Ky projekt u realizua nga Destil Creative Hub, nën drejtimin e Venera Mustafa, me mbështetje nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Të ftuar të gjithë ata që duan të eksplorojnë konceptet më inovative dhe dizajnin e përparuara!