Ministry of Economy, Culture and Innovation

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Znj. Olta Manjani së bashku me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Znj. Bora Muzhaqi, me prezencën e Ambasadorit të BE në Shqipëri, Sh.T. Z. Silvio Gonzato dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore e organizatave joqeveritare, ishin pjesë e një takimi të përbashkët për të diskutuar dhe ofruar rekomandime në kuadër të hartimit të projektligjit për vullnetarizimin në Shqipëri – si një prioritet për zhvillimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile.

Në këtë takim, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e vuri theksin tek ulja e barrierave administrative dhe inkurajimi i më shumë qytetarëve për t’u angazhuar në aktivitet vullnetare, duke bërë edhe fushata ndërgjegjësimi.

Të gjithë vullnetarët do të regjistrohen në databazën e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe ne duhet tu garantojmë mbulimin e sigurimeve ndaj aksidenteve. Nëpërmjet fushatave të gjera informuese dhe edukuese mbi rëndësinë e vullnetarizmit, ne arrijmë të promovojmë kulturën e vullnetarizmit në çdo segment të shoqërisë.
Për fat të mirë, Shqipëria ka shumë të rinj, të reja dhe qytetarë të angazhuar në aktivitete vullnetare që kërkojnë sforco të mëdha fizike apo psikologjike. Rishikimi i këtij ligji garanton lehtësimin e procedurave dhe njohjen e kontributit të tyre.