Ministry of Economy, Culture and Innovation

Çmimi “Lumo Skëndo”, themeluar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, promovon veprat dhe autorët që pasurojnë botën letrare dhe ndërgjegjen kombëtare me kontributin e tyre në publicistikë dhe eseistikë. Ky vit ishte i veçantë për numrin dhe cilësinë e veprave konkurruese, që reflektojnë thellësinë artistike dhe integritetin shkencor.
Misioni i vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura në këto fusha përmes evokimit të personalitetit të kulturës dhe të mendimit shqiptar, është mision që edhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e gjen të integruar në të gjitha segmentet e saj të politikave publike, por edhe mbështetjeve që jep pikërisht për të tilla nisma të lavdërueshme.