Ministry of Economy, Culture and Innovation

Me rastin e 50 vjetorit të vdekjes së znj. Viktori Puzanova, bizantologia me origjinë ruse, e cila dha një kontribut të vyer në studimin e artit mesjetar në Shqipëri.

Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në ceremonin përkujtimore organizuar në nder të studiueses.

Gjatë aktivitetit të saj në Shqipëri ajo ndërmori një sërë ekspeditash në të gjitha anët e vendit, si rezultat arriti të shkruante e botonte një seri artikujsh në revistat shkencore si dhe realizoi kopjimin e 32 afreskave të cilat ruhen sot në Muzeun e Artit Mesjetar Korçë dhe në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Veprimtaria e saj kërkimore lidhet me studimin e ikonave dhe të ikonografisë shqiptare duke u përqëndruar në vlerësimin e rëndësinë e tyre si pjesë e rëndësishme e kulturës dhe historisë shqiptare dhe duke hedhur bazat e para për studimet e mëtejshme të bizantologjisë në vendin tonë.

18 prill 2017, ora 11:00, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë{:}