Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në kuadër të programit “EU4CULTURE”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS, u inauguruan punimet restauruese për Hamamin Mesjetar të Durrësit. Ky objekt me vlera historike dhe kulturore të veçanta, që daton nga Mesjeta, do të jetë pjesë e itinerarit turistik-kulturor të qytetit.

Falë bashkëpunimit midis Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Komunitetit Mysliman, ky monument i trashëgimisë kulturore do të jetë më i aksesueshëm për publikun, duke i shtuar më shumë vlerë qytetit të Durrësit si një destinacion kryesor për turizmin kulturor në Shqipëri.