Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në datën 29.03.2022 Ministria e Kulturës shpalli konkursin për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm në
Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Populllor.
Ndër kërkesat që duhen përmbushur nga kandidatët është edhe zotërimi i diplomës së nivelit “Master
shkencor”.
Gjejmë rastin të sqarojmë të gjithë kandidatët se kjo kërkesë mbështetet në Vendimin e Këshillit
të Ministrave nr. 142, datë 12.3.2014, “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës
në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura”, ku në kriteret e posaçme
për Drejtorët e Përgjithshëm/Titullarët e institucionit të varësisë, parashikohet ndër të tjera se niveli
minimal i arsimimit duhet të jetë “Master shkencor”.
Bazuar në nenin 124, të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet
e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, diplomë “Master i Shkencave” do të
konsiderohen edhe diplomat e programeve të studimit, të lëshuara në Republikën e Shqipërisë, që
kanë zgjatur, së paku, 4 vite akademike (8 semestra).
Ndërsa fushat ku kandidatët duhet të zotërojnë këtë diplomë, pra në shkenca ekonomike ose
menaxhim të artit kulturor, i referohen Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë
07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në
varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, ku për Ministrinë e Kulturës
është përcaktuar si kriter preferencial diploma në shkencat ekonomike ose menaxhim arti.
Ministria e Kulturës inkurajon të gjithë kandidatët të aplikojnë, duke garantuar transparencë dhe
zbatim të ligjit.