Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministri Blendi Gonxhja, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Shkodër z.Benet Beci dhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, inspektuam përfundimin e punimeve në zonën “Fermentimi”, një ndërhyrje e parë e këtij lloji në kuadër të programit kombëtar për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale në proces legalizimi.

Rikonstruksion i 6 rrugëve: “Besa”, “Ardian Kodra”, “Dëshmorët”, “Çlirimi”, “12 Vjetori”, “Ora e Maleve”

  • 3.1 km rrugë të reja
  • Kanalizime (ujëra të bardha & të zeza), rrjet ujësjellësi
  • Ndriçim publik dhe linja për fibra optike
  • Sipërfaqe totale ndërhyrjeje: 10,500 m²
  • Mbi 1000 banorë përfitues
  • 115 familje, shumica në nevojë

Investim total: 76.6 milionë lekë

Ky investim përfaqëson një hap domethënës drejt përmirësimit të kushteve të jetesës në një zonë që për shumë vite ka pasur mungesë të infrastrukturës bazë, dhe një shembull i qartë i bashkëpunimit efektiv mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore.

Video, kliko këtu!