Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) organizoi ekspozitën “Monumentet e Dëmtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore”.
Qëllimi i kësaj ekspozite ishte të rikujtojë dhe të prezantojë objektet e dëmtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, përmes një koleksioni të vlerësuar të materialeve grafike dhe dokumenteve arkivore, të cilat janë të rëndësishme për historinë e vendit tonë.
Shprehim mirënjohjen tonë për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivit Shtetëror për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në mbledhjen e materialeve arkivore, si dhe për ekspertë të fushës që morën pjesë në këtë ekspozitë për të ndarë eksperiencën e tyre disa vjeçare mbi historikun e Monumenteve të Kulturës në Shqipëri.