Ministry of Economy, Culture and Innovation

Katalog Brass.pdf

Instrumentet e tunxhit mbledhin për herë të parë në Tiranë në një event 5 ditor instrumentistë nga e gjithë bota, që nga Serbia e deri Australia në “Brass festival”.

 

Organizatorët e sjellin këtë nismë me synimin për të rikthyer sytë nga tradita e vlerat muzikore që sjellin këto instrumente, të cilat në 25 vitet e fundit janë përqafuar gjithnjë e më pak nga artistët e rinj.

Festivali shoqërohet edhe me ekspozitën me  instrumente shqiptare, si një formë për t’u njohur nga afër me traditën shpirtërore shqiptare. Gjatë qëndrimit të artistëve nga Australia, Serbia, Kroaci do të mbahen edhe master-classe me qëllim rritjen e nivelit artistik të instrumentistave  të rinj shqiptarë.

 

“Brass festival” do të startojë më 17 maj në Teatrin e Operës, ku do të ngjitet “Prishtina Brass”  dhe Albanian National Brass. Ndërkohë në datën 18 maj, ora 20:00 tek Universiteti i Arteve, trombisti australian Paul Goodchild bashkë me pianisten kroate,  Kristina Cesar do të mbajnë një natë me muzikë australiane nga kompozitorë të njohur ku i ftuar nderi do të jetë Alan Holley.

Në datën 19 në Universitetin e Arteve në orën 20:00, Milan Roksandic  bashkë me pianisten shqiptare, Erga Halilaj, do të performojnë pjesë nga repertori botëror por edhe nga ai shqiptar. Solisti Ilir Kodhima do të interpretojë në instrumentin e kornos,  pjesë të repertorit serb. Një kombinim mjaft interesant midis instrumentave të tunxhit dhe atyre të harkut vjen përmes artistëve  Andrea Canaj, Era Canaj dhe Erga Halilaj.

Festivali do të mbyllet me një mbrëmje të veçantë në Kodrat e Liqenit.

 

Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës.{:}