Ministry of Economy, Culture and Innovation

Rikthehet International Dance Festival of Tirana në edicionin e 3-të me artistë e koreografë nga e gjithë bota, në një platformë ku trandicionalja takohet me kontemporanen.

Ky edicion çel siparin me “Liqenin e Mjelmave” për dy net me radhë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, vendosur në skenë nga Koreografi i mirënjohur Angelin Preljocaj, premirë në Shqipëri.

Baleti “Liqeni i Mjellmave” në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit na magjepsi me një interpretim bashkëkohor të jashtëzakonshëm, nën koreografinë e mjeshtrit shqiptar me famë ndërkombëtare, Angjelin Preljocaj.

Një përzierje e përsosur e elegancës dhe dramës, e shoqëruar nga tingujt e pavdekshëm të Tchaikovsky-t, që mbushi skenën me emocion dhe art.

International Dance Festival do të sjellë një sërë shfaqjesh magjike për tre javë në Tiranë, duke e kthyer kryeqytetin në një qendër të kulturës ndërkombëtare.

Ky program mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkia Tiranë.