Ministry of Economy, Culture and Innovation

Janari është muaji i Çmimet Kombëtare të Letërsisë.

Në prag të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2018, zbulohen emrat e kandidatëve:

Për  çmimin e romanit më të mirë konkurrojnë Andreas Dushi me“Marrja e gjakut”,  Virion Graçi me “Pëllumbat i vrasin natën” dhe Tom Kuka me “Gurët e vetmisë; për çmimin e tregimit më të mirë: Daut Gumeni me“Qershia e egër”, Roland Gjoza  me “Për vajzat nga Parisi”, Faruk Myrtaj me “Këpucë për gjyqin e fundit”. Për vëllimin poetik më të mirë janë kandiduar Sabri Hamiti  me ”Kukuta e Sokratit”, Flutura Açka me “Roja i dritës” dhe Havzi Nela me ”Vepra poetike e plotë”; për veprën eseistike më e mirë e vitit”: Mateo Mandala me “Jeronim De Rada : Portret artisti në rini”, Ismail Kadare me “Kur sunduesit grinden” dhe Arian Leka me “Në kërkim të këmishës së humbur”; për veprën letrare për fëmijë dhe të rinj: Mimoza Hafizi për “Pika trëndafil”, Skënder Hasko për “S’ka si shoku im” dhe Shkëlzen Zalli për “Gjergji takon Skënderbeun”; për përkthimin më të mirë: Erion Karabolli me “Abadoni, engjëlli i skëterrës”, Agron Tufa me “Flokëboret e zeza”dhe Luan Topçiu me “Shtëpia me brisqe rroje”.

Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, e përbërë nga Visar Zhiti, Dhurata Shehri, Brikena Çabej, Riza Braholli dhe Alda Bardhyli, na njeh me listën e veprave më të mira, përzgjedhur prej prodhimit letrar të vitit 2018.

Këtë vit nuk do të kemi më dy çmime të mëdha, por 6 syresh.

Pas një pune disa mujore, juria do të shpallë fituesit e çmimeve për romanin më të mirë, përmbledhjen me tregime, vëllimin poetik, veprën më të mirë eseistike, krijimtarinë letrare për fëmijë e të rinj dhe përkthimin nga gjuha e huaj.{:}