Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=6304]

Sot paradite Ministrja Kumbaro mori pjesë në hapjen e javës shqiptare në Hotel Rogner Europapark. Ky aktivitet që organizohet për herë të parë në Hotel Rogner Europapark kishte mbledhur së bashku koleksioniste, artizane, prodhues ushqimesh e pijesh tipike shqiptare, botues të koleksioneve të veshjeve shqiptare, skulptore të veprave në dru  por dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri.
Me këtë rast ishin ekspozuar për herë të parë dhe disa veshje ekluzive të Shanishas, motrës së Ali Pashë Tepelenes. Ministrja e përshëndeti aktivitetin duke vënë theksin në rëndësinë e promovimit të vlerave të trashëgimisë materiale dhe jo materiale shqiptare dhe shprehu falënderimin për të gjithë pjesmarrësit në ketë iniciative private, që i bashkohet përpjekjeve institucionale që ka ndërmarrë që prej një viti dhe vetë Ministria e Kulturës. Një ndër projektet më të fundit të Ministrisë së Kulturës është dhe rigjenermi i rreth 100 kostumeve traducionale shqiptare. Kjo iniciative i paraprin Festivalit te Madh Folklorik të Gjirokastrës që do të zhvillohet në Prill 2015.{:}