Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ambasada e Shqipërisë në Paris dhe Aleanca Franceze organizojnë një takim me shkrimtarin e mirënjour, Ismail Kadare për të rrëfyer librin më të fundit “Mëngjeset në Kafe Rostand”. Ky libër është një përmbledhje kujtimesh, letrash, sinopsesh, shënimesh, portretesh, që shkrimtari i madh i ka hedhur në letër, duke nisur prej ikjes së tij nga Shqipëria, në Francë, deri në muajt e fundit. “Ideja për të shkruar diçka për kafe ‘Rostand’ më kishte ardhur aq natyrshëm, saqë s’e mbaja mend as kohën, as rrethanat. Ishte një ndjesi midis pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë ndaj shoqes së jetës, që, duke qenë pranë teje në gjithçka, nuk e ke pasur, ose ty të duket se nuk e ke pasur, vëmendjen e duhur.  Në këtë kafe kisha shkruar qindra faqe dhe po aq shënime për motive e sinopse, pa u kujtuar asnjëherë për atë vetë, kafenenë”, shkruan Kadare.

24 janar 2017, 19:00  l’Alliance Française de Paris, 101 bulevard Raspail 75006{:}