Ministry of Economy, Culture and Innovation

“Kandili i argjandit” është një dramë social-politike që mund të vetëkuptohet arsyeja pse i ka munguar lexuesit dhe spektatorit gjatë periudhës së diktatorit, por nuk mund të justifikohet tërësisht arsyeja e mungesës së saj në skenë për dy dekada. Ama vlen për t’u theksuar se regjizori Smaja pati mprehtësinë e duhur që, pikërisht në këtë situatë aspak shpresëdhënëse për spektatorin, të sjellë dritën e Kandilit të Argjandit në kohën më të volitshme të tij. Kandili, dritëpërҫuesi i një jete të dalë nga errësira e kohës së territ e tmerrit, , na jep tabllonë e frustrimit psikologjik që kanë kaluar mijëra familje shqiptare në periudhën e parë të vendosjes së regjimit komunist.

Drama u shkruajt rreth viteve ’50, por tingëllon e afërt në kohë edhe pas kaq dekadash. Arsyet sociale dhe politike duket sikur po përsëriten Fatbardh Smaja i solli publikut dramën e Camajt. Ai e plotësoi misionin e tij. Camaj dhe Smaja e thanë të vetën me dritën që sollën përmes ‘Kandilit të Argjandit’.

Autor – Martin Camaj ; Regjisor – Fatbardh Smaja

Interpretojnë :

Nana – Rita Gjeka

Leka – Jozef Shiroka

Besa- Merita Smaja

Shkrimtari- Agron Dizdari

Dora – Eliona Shkreli

Prendi – Enver Hyseni

Njeriu i huaj – Nikolin Ferketa

Katundari- Simon Shkreli

5 dhe 6 dhjetor, ora 19:00, TKEKS, Tiranë{:}