Ministry of Economy, Culture and Innovation

Kantieri i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, që po rilind si një hapësirë moderne pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë!

Projekti parashikon një skenë të dyfishtë brenda godinës dhe jashtë në formën e një amfiteatri në natyrë, duke i shtuar Tiranës hapësira të reja për artet skenike. Auditore bashkëkohore, klasa aktrimi, baleti, muzike, pikture, dizajni, artizanati dhe inovacioni do ta shndërrojnë këtë qendër në një laborator krijimtarie për brezat e rinj!

Me mbi 7,000 m² hapësira funksionale, fëmijët dhe të rinjtë do të kenë mundësi të pafundme për të zbuluar dhe zhvilluar talentet e tyre artistike.

Një qendër unike në rajon, që do të bëhet shtëpia e artit, edukimit dhe argëtimit për të ardhmen!

Video, kliko këtu!