Ministry of Economy, Culture and Innovation

Teatri Kombëtar i Kosovës ka publikuar repertorin e muajit shkurt.  Mësohet se shfaqja e regjisorit Sokol Plakollit do të ketë premierën e parë për këtë muaj, me aktorët: Enver Petrovci dhe Albina Muçaj Osmani.
“Shfaqja është dramë e absurdit e gërshetuar me realen e cila trajton figurën e diktatorit Sllobodan Millosheviq. Realizimi i këtij projekti teatror vjen si kundërpërgjigje ndaj diktatorëve dhe lakmuesve e keqpërdoruesve të fronit në gjithë botën dhe si kundër përgjigjeje ndaj faktit që shpesh viktima vihet në bankën e të akuzuarit ndërsa viktimizuesi amnistohet”, -shprehet regjisori, Plakolli.

10 shkurt, TK i Prishtinës, ora 20:00{:}