Ministry of Economy, Culture and Innovation

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI- AMBIENTE OBJEKT QIRAMARRJEJE, TIRANË

I. Kriteret ligjore që duhet të plotësojnë ofertuesit

1- Kërkesë e ofertuesit për pjesëmarrje në konkurrim.
2- Të jenë titullarë të ligjshëm të pronës të vërtetuar me certifikate pronësie, lëshuar nga ASHK-ja, shoqëruar me kartelën e pasurisë, hartën treguese të pronës dhe Gent-planin.
3- Vërtetim hipotekor që prona nuk është në sekuestro dhe është e lirë nga çdo barrë hipotekor apo detyrim tjetër ligjor, lëshuar nga ASHK-ja.
4- Vërtetim nga FSHU-ja që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të kontratës së furnizimit të energjisë elektrike.
5- Vërtetim nga UKT-ja që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të kontratës së furnizimit nga ujësjellës-kanalizimet.
6- Vërtetim që ofertuesi nuk është në ndjekje penale apo proces gjyqësor.
7- Nëse është tregtar/shoqëri tregtare duhet të paraqesë edhe:
a- NIPT/NUIS, certifikata e regjistrimit dhe Ekstrat Historik i regjistrimit të subjektit që vërteton se ka status aktiv.
b- Vërtetim nga tatim-taksat që nuk ka detyrime të pashlyera.
c- Vërtetim që nuk ka sigurime shoqërore të pashlyera nga e-Sigurime.
d- Vërtetim nga institucionet përkatëse që subjekti apo përfaqësuesi ligjor i tij nuk është në ndjekje penale si dhe nuk është në proces gjyqësor në lidhje me aktivitetin.
e- Në ofertën e tij subjekti i interesuar, duhet të japë të dhëna të sakta të personit të kontaktit.
8- Vetëdeklarim që ofertuesi nuk është në konflikt interesi me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
9- Vetëdeklarim për plotësimin e të gjitha kritereve ligjore dhe kërkesave specifike të ambienteve që kërkohen nga Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
10- Kopje ID e titullarit të pronës/ambienteve.
11- Vërtetim të numrit të llogarisë bankare në një nga bankat e nivelit të dytë në RSH.
12- Ofertë me shkrim e çmimit të qirasë së ambienteve në muaj (veç kërkesave të tjera, oferta të jetë e nënshkruar nga administratori ose pronari i ambientit dhe të përmbajë të dhënat, sipas tabelës më poshtë).

Nr. Emri dhe NIPT-i i
subjektit Përshkrimi Sasi Sip. totale në m2 Çmimi pa
TVSH (në
lekë) Çmimi me
TVSH (në
lekë)
1 Ambient me
qera
13- Oferta fituese do të jetë oferta me çmimin më të ulët (oferta ekonomikisht më e favorshme) e cila plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe kërkesat e përcaktuara në njoftimin për marrjen e ambienteve me qira për zyra, për punonjësit e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
14- Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

II – Kërkesat specifike të ambienteve objekt qiramarrjeje:
1- Ambient për zyra me sipërfaqe totale 2500 m2 – 3000 m2, ku duhet të përfshijë të paktën ambiente për zyra, salla mbledhjesh dhe tualet ( të kompletuar me pajisjet hidrosanitare dhe pajisjet për ujë të ngrohtë).
2- Ambientet duhet të kenë furnizim me ujë dhe energji elektrike 24/7 dhe të jenë të pajisur me matës të dedikuar të ujit dhe energjisë elektrike.
3- Ambientet duhet të kenë sistem kondicionimi, të instaluar dhe plotësisht funksional.
4- Ambientet duhet të kenë rrjet interneti të instaluar, si dhe rrjetin e prizave të energjisë elektrike, për çdo post pune.
5- Ambientet duhet të jenë të përfunduara me dyer, dritare, të lyera dhe të gatshme/të lira për t’u shfrytëzuar nga qiramarrësi.
6- Ambientet duhet të jenë me vendndodhje në “Unazën e Vogël” të qytetit të Tiranës dhe rreth saj, sa më pranë godinës së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me adresë në “Dëshmorët e 4 Shkurtit” , Tiranë.
7- Ofertuesi merr përsipër kryerjen e punimeve me shpenzimet e veta për përgatitjen e objektit sipas kërkesave më sipër.
8- Ofertuesi duhet të përcaktojë çmimin (oferta ekonomike), vlerën mujore të qirasë për një muaj, duke përfshirë të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.
9- Pagesa e qirasë do bëhet çdo muaj në llogarinë në lekë të qiradhënësit, brenda datës që palët do të bien dakord në kontratën me shkrim, kundrejt lëshimit të faturës tatimore elektronike për subjektet tregtare. Në rast se qiradhënësi është individ dhe nuk mund të lëshojë faturë tatimore, pagesa e detyrimeve do të kryhet nga MEKI, në përputhje me legjislacionin në fuqi për taksat dhe tatimet dhe shuma e detyrimeve do ti zbritet qiradhënësit nga vlera e qirasë.
10- Afati i kontratës së qiradhënies të jetë jo më pak se një vit me të drejtë rinovimi. Afati do të përcaktohet gjithmonë nga qiramarrësi, i cili njofton me shkrim 30 ditë para mbarimit të kontratës qiradhënësin.
11- Detyrimet që lindin nga përdorimi i energjisë elektrike, ujit dhe internetit gjatë periudhës së vlefshmërisë së Kontratës së qirasë do të përmbushen nga MEKI.

Afati i dorëzimit të aplikimeve (dokumentave) datë 05.04.2024 ora 12:00
Në protokollin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Adresa: Rruga “Deshmorët e 4-Shkurtit” Tiranë