Ministry of Economy, Culture and Innovation
Në Këshillin e Investimeve për prezantimin mbi “Aksesi në Financë për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) dhe Rekomandime për Përmirësimin e Instrumenteve të Financimit”, ku u diskutuan sfidat kryesore me të cilat përballen këto ndërmarrje në Shqipëri.
Seanca u përqendrua tek rëndësia e aksesit në financë për zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e sipërmarrjes.
Gjatë diskutimeve, u theksuan:
● Nisma për zhvillimin e kuadrit rregullator për krijimin e Byrove Private të Kredive.
● Vështirësitë në sigurimin e financimeve për NMVM-të, përfshirë kriteret e larta dhe procedurat burokratike.
● Nevoja për përmirësimin e njohurive financiare në sektorin privat.
● Potenciali i digjitalizimit dhe për të përshpejtuar proceset bankare dhe vlerësimin e kredive.
U ndanë gjithashtu rekomandime për përmirësimin e skemave të garantimit të kredive dhe mbështetjen për bizneset e drejtuara nga gratë, duke nxitur një klimë më të barabartë dhe të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik