Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=7920]

Pas një kohe të gjatë të mosfunksionimit, që nga viti 2008, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, u mblodh sot në mbledhjen e parë Këshilli Kombëtar i Librit, kryesuar nga Ministrja Kumbaro.

U trajtuan disa nga problematikat e fushës së librit dhe të leximit si dhe u prezantuan politikat e reja të Ministrisë së Kulturës në këtë fushë.

U përkrah ideja e shpalljes së vitit 2014 si vit i De Radës, me bashkëfinacim të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve të Kosovës dhe pergatitjes se vepres nga studiues dhe autoret arbereshë.

Fakulteti Filologjisë, departamenti i gjuhës shqipe, përfaqësuar nga Dhurata Shehri propozoi që edhe aktivitetet e organizuara nga të tjera subjekte universitare ose të shoqërisë civile apo letrare, të përfshihen në këto veprimtari, kushtuar personalitetit të letrave shqipe.

Anëtarët e Këshillit dhe pjesëmarrës në tryezë diskutuan dhe shfaqën interesimin në botimin dhe zhvillimin e aktiviteteve në ndër të De Radës edhe në treva të tjera shqipfolëse. Njëzëri u shtrua ideja e mbledhjeve të afërta të Këshillit Kombëtar të Librit. Me rëndësi do të jetë edhe shpallja së afërmi e Konkursit Kombëtar për të rinj deri në moshën 18 vjeç me temën “Unë, Milosao”.

Së shpejti do të krijohet Komiteti i organizimit të vitit nën shenjën e De Radës që do të mbledhë dhe konkretizojë propozimet dhe përcaktojë kalendarin. Këto propozime për aktivitetet gjatë vitit DERADIAN mbeten të hapura.

(foto: Erion Kovaçi)

{:}