Ministry of Economy, Culture and Innovation

Teatri i Kukullave dhe trupa e aktorëve të Tiranës, ka marrë pjesë në Festivalin e 5-të Ndërkombëtar të Kukullave “AND PEOPLE, AND PUPPETS 2019”, me shfaqen “Kësulëkuqja”. Festivali zhvillohej në Lviv, Ukrainë, organizuar nga Akademia e Teatrit Lviv me mbështetjen e bashkisë së qytetit dhe të Ministrisë së Kulturës së Ukrainës. Shfaqja muzikal mban regjinë e Paolo Comentale, kukullat e realizuara nga Lukrecia Tritoni, me muzikë të Sokol Marsit. Interpretojnë aktorët Shegushe Bebeti, Jorida marsi dhe Elidon Alika.

Ndërkohë, Teatri i Kukullave të Qendrës Kulturore për Fëmijë vazhdon turneun nëpër fshatra dhe qendra urbane të Shqipërisë, duke dhënë shfaqje për fëmijë, duke zhvilluar lojëra e aktivitete të tjera. Kësaj jave do të udhëtojnë drejt Elbasanit e Durrësit. Turneu do të vijojë deri në datën 15 korrik.{:}