Ministry of Economy, Culture and Innovation

Kinemaja Italiane zbret në qytetin e Kuçovës. Për një javë, kryeveprat e kinemasë italiane bashkë me emrat e dëgjuar të artistëve dhe regjisorëve të saj shfaqen për publikun kuçovar. Aktiviteti kinematografik “7 Netët e nostalgjisë të kinemase Italiane” zhvillohet nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë së qytetit Kuçovë, z.Selfo Kapllani. Organizuar nga Cinemania film me bashkëpunimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Kinema “Kadri Roshi”, Qendra e kulturës Feniks Kuçovë dhe Zyra Arsimore Kuçovë . 7 projeksione të bukura në ekranin e madh.

Nga data 1 – 7 nëntor 2017, Kuçovë; Hyrja e lire

 {:}