Ministry of Economy, Culture and Innovation

Një tjetër perlë e Dibrës po rilind!

Falë punës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, punimet restauruese në Kishën e Shën Sotirit janë drejt finalizimit, duke i dhënë jetë të re këtij monumenti me vlera të rralla historike, arkitektonike dhe shpirtërore.

Konsolidimi i muraturës, restaurimi i çatisë dhe i territorit përreth janë shoqëruar me një proces të kujdesshëm restaurimi të pikturave murale, që sot shkëlqejnë sërish me gjithë hijeshinë e tyre.

Një pasuri e paçmuar për trashëgiminë kulturore dhe për identitetin e zonës po i rikthehet shkëlqimit të dikurshëm.

Video, kliko këtu.