Ministry of Economy, Culture and Innovation

Programi Klik Expo Group kultura.pdf

 

Më 21 nëntor, Tirana kthehet në kryeqendrën e biznesit dhe sipërmarrjes ndërkombëtare. Panairi Ndërkombëtar i “Klik Ekspo Group”, sivjet kulmon në pikëtakimin e mundshëm dhe ndërveprimit, në temën Biznes-Kulturë-Bashkëjetesë.

Arti dhe Biznesi do të kulmojnë si rradhë ndonjë herë në edicionin e 22 -të të Panairit Ndërkombëtar 2015, ‘Klik Ekspo Group’ që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në datat 21-25 nëntor.

Të ndërthurura si dy fusha që i japin sinergji e frymëzim njëra- tjetrës për t’u zhvilluar, platforma dedikuar Artit do të zgjojë në mjediset e Pallatit të Kongreseve një habitat shumëngjyrësh që do të ketë në qendër të tij bashkëjetesën mes biznesit dhe artit. Çdo ditë gjatë Panairit në orën 10:00-19:00 do të zhvillohen orët e leximit,të kinemasë, atelietë e ngjurave me feëmijët, shfaqje kukullash, filma vizatimorë, filma të arkivit të filmit, etj, ku artistë të njohur nga vendi do të prezantojnë veprat e tyre më të fundit dhe do të diskutojnë me të pranishmit në një bashkëbisedim që afron artistin me publikun.

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro u shpreh mes të tjerash në fjalën e hapjes se “Është një gjetje shumë e mirë që ky Panair kulmon me Artin dhe Kulturën këtu në Pallat të Kongreseve, është mirë për biznesin se bëhet më njerëzor dhe merr nga shpirti i artit, është mirë për artin dhe kulturën se i tregon biznesit forcën e vet dhe vlerën që ka biznesi të investojë në art, por edhe mëson se si duhet menaxhuar energjitë në sektorin e kulturës dhe se si arti mund te jetë gjithashtu një sektor interesant dhe i qendrueshëm. Më e rëndësishmja, është mirë sidomos për publikun që e tërheq jo thjesht drejt konsumit të mallrave por edhe të ushqimit shpirtëror, drejt dashurisë”.

Kjo platformë kulturore do ti prezantohet publikut në një formë atraktive falë bashkëpunimit të gjithë punonjësve dhe specialistëve të sistemit të artit, kulturës dhe trashëgimisë, artistëve dhe komunitetit artistik, me mbështetjen e të cilëve, në kohë rekord brenda dy viteve me shumë punë, përkushtim dhe një menaxhim më të mirë po ndihet një përmirësim i prekshëm i situatës në gjallërimin e skenës nga komuniteti i artit dhe i kulturës, në realizimin e hapësirës pa kufi të kulturës e artit, me artistët, ambasadorë të shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit, në rifunksionimin e monumenteve dhe siteve arkeologjike në të gjithë Shqipërinë, etj.

E gjitha është konceptuar si një platformë jo vetëm prezantuese, por edhe debat e diskutim në këtë hapësirë ekspozimi dhe prezantimi.

Na ndiqni çdo ditë në stendat e KULTURËS, Pallati i Kongreseve.

21-25 nëntor 2015, Klik Ekspo Klik, Pallati i Kongreseve (programi, i panairit){:}