Ministry of Economy, Culture and Innovation

Dyshja e muzikantëve, kontrabasistit Dritan Gani dhe pianistja Serklana Gani do të mbajnë koncert recital në Prishtinë dhe Tiranë.

Postromanticizmi në literaturën e kontrabasit dhe vlerat interpretative është projekti për të cilin duoja e instrumentistëve Dritan Gani (kontrabas) dhe Serklana Gani (piano) kanë përgatitur për ta prezantuar  me rastin e 60-vjetorit të vdekjes së kontrabasistit dhe kompozitorit të shquar çek , ADOLF MİŞEK. Duke shfrytezuar ciklin e plote te Sonatave (tri) të shkruara për Kontrabas dhe Piano . Instrumentistët duan të shprehin në mënyrë të detajuar brenda të gjithë ciklit veçanësitë e stilit, teknikën brilante, ndërthurjen e temave të fuqishme romantike me ato të folklorit çek, ekspresivitetin dhe fantazinë e shprehjes, nëpërmjet dialogut instrumental (kontrabas dhe piano) si shprehje e lartë teknike,  jo vetëm solistike,  por edhe qartësisht të spikatura të muzikës së dhomës.

Mbrëmjen e 27 tetorit në Sallën e Kuqe, instrumentistët, që prej kohësh jetojnë dhe veprojnë në Ankara të Turqisë, do të interpretojë vepra nga kompozitori Adolf Misek.Koncerti,  i organizuar në 60 vjetorin e vdekjes së kontrabasistit dhe kompozitorit të famshëm çek Misek,   i paraprin edicionit më të ri të Festivalit të Muzikës Kamertale “Kosova Kamerfest 2015”.

Dritan Gani gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë do të mbajë edhe një masterklas me studentët e Fakultetit të Arteve – Dega e Muzikës në Prishtinë. Koncerti është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Universitetet “Hacettepe” dhe “Bilkent” të Ankaras.

 

27 tetor, ora 19:00, Salla e Kuqe, Prishtinë

30 tetor 2015, ora 19:00, salla e Universitetit të Arteve,  Tiranë{:}