Ideuar me vepra në stile të larmishme, koncerti për piano i dy pianisteve Milen Nikolla dhe Klejda Tare përzgjedh kompozitorë të shekullit të 20-të për dy piano Dmitri Shostakovich,(Rusi) Francis Poulenc (France),Williams Bolcom (USA). këto vepra prezantohen për herë të parë për publikun shqiptar. Sonata për duo piano e Francis Poulenc përbëhet nga katër kohë të cilat dallohen për një unitet të brendshëm ritmik dhe ndjesor. “The Garden of Eden” gjithashtu për duo piano e Williams Bolcom, vepër kjo e shkruar në vitin 1969 përbëhet nga katër numra me tematikë të caktuar. Në këtë vepër është i dukshëm ndikimi i stilit jazz. Ky koncert prezanton pedagoget e Universitetit të Arteve, Milen Nikolla dhe Klejda Tare, zhvillojnë një aktivitet të dendur artistik, brenda dhe jashtë vendit si në gjininë solistike edhe në atë të muzikës së dhomës.
7 dhjetor, ora 19:00, salla e madhe, Universiteti i Arteve
{:}