Ministry of Economy, Culture and Innovation
Në panelin e Konferencës së 9-të Ndërkombëtare të Drejtësisë Penale #AnnualMedailleTrustConference, me temë “Faktorët Ekonomikë Nxitës të Lidhur me Migrimin e Rinisë Shqiptare”, Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Lira Pipa, theksoi rëndësinë e kulturës në uljen e migrimit. Ajo fokusoi vëmendjen në pasurimin e jetës kulturore në zonat rurale dhe qytetet e vogla, duke inkurajuar përfshirjen e të rinjve në aktivitete kulturore dhe sociale.
Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi rëndësinë e nxitjes së punësimit lokal dhe zhvillimit të turizmit kulturor, si dhe bashkëpunimin me diasporën për të forcuar lidhjet me Shqipërinë dhe artistët shqiptarë.
Në këtë konferencë drejtuar një audience të përbërë nga oficerë britanikë të zbatimit të ligjit, zyrtarë të kufirit dhe migracionit dhe përfaqësues të Medaille Trust dhe Ambasadës Britanike, mbajtën fjalë dhe Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore, Z. Arbjan Mazniku, Zv. Kryetarja e Bordit Drejtues të Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri, znj. Jonida Lakuriqi, dhe Kryetari i Urdhërit të Punonjësve Socialë, Z. Migrit Vata.
Ky panel ofroi një panoramë të vizionit të Shqipërisë për të ardhmen, duke synuar rritjen e treguesve ekonomikë, rritjen e mundësive të punësimit dhe fuqizimin e diplomacisë ekonomike dhe kulturore.