Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=5942]

Në 5 Mars, 2015 u zhvillua konferenca e shtypit me Z. Paolo Baratta, presidenti i Bienales së Venecias dhe kuratori Okwui Enwezor. Z. Baratta komunikoi historinë e Bienales  së Venecias dhe ecurinë e saj ndër vite, dhe se ky edicion i 56-të, shënon 120 vjetorin e zhvillimit të Bienales së Venecias (edicioni i parë në 1895) dhe koncepti i kuratorit për vitin 2015 do të zhvillohet si në Giardini dhe Arsenale. Në total janë 89 pjesëmarrës kombëtarë, dhe 29 pavijone në secilën nga këto dy hapësira, si dhe gjithashtu 44 aktivitete kolaterale të prezantuar nga organizata jo-fitimprurëse dhe kuratori. Në këtë edicion janë për herë të parë pjesëmarrës si Grenada, Mauritius, Mongolia, Republika e Mozambikut dhe Republika e Seychelles. Gjithashtu, marrin pjesë më shumë se 136 artistë nga 53 shtete, 89 nga të cilët do prezantohen për herë të parë.
Z. Baratta theksoi se ky edicion është një “Parlament i formave”, që do të thotë pluralizëm i zërave dhe se kjo ekspozitë është një hapësirë për dialog të hapur dhe të pavarur. Koncepti i kuratorit Okwui Enwezor është “Të gjitha të ardhmet e Botës”, e cila informohet nga disa filtra ndërthurës, si Jetësimi në vazhdimësinë Epike, Oborri i Crregullimit dhe Kapital: Lexime live të Karl Marksit.
Pas fjalimeve të Z. Baratta dhe Z. Enwezor, përfaqësuesit e Pavijoneve Kombëtare, bënë një prezantim të shkurtër në lidhje me punën, buxhetet, artistët dhe realizmin e Pavijonit. Prezantimi mbi pavijonin shqiptar “Trilogjia Shqiptare: Një Seri Stratagjemash të Tërthorta” nga  artisti Armando Lulaj, kuruar nga Marco Scotini dhe asistent kurator Andris Brinkmanis, zgjoi interes si në lidhje me subjektin edhe me prespektiven se si artisti sheh, interpreton dhe prezonton në pavijon, historinë e komunizmit. Realizmi i pavijonit shqiptar është rezultat dhe model shumë i mirë i bashkëpunimit të devotshëm të artist, kuratorit dhe stafit të tyre me Ministrinë e Kulturës, Ministren Znj. Mirela Kumbaro Furxhi si edhe stafi administrativ i ministrisë dhe institucioneve të tjera shtetërore.
Shtete të ndryshme, si Armenia kanë ftuar 16 artistë nga diaspora për të prezantuar veprat e tyre brënda dhe jashtë pavijonit. Shumë pavijone, si për shëmbull Kanadaja, vëndet Emirate të Bashkuara, etj. janë përfaqësuar nga 3 deri më 14 artistë, me vepra nga 1980 deri më sot, dhe në disa raste me media të miksuar si  Gjermania me filma, sculpture, fotografi lidhur me konceptin e fabrikës. Në rastin e Egjiptit, Ministria e Kulturës është kuratore e pavijonit.
Kjo konferencë shtypi ishte e rëndësishme për tu njohur dhe bashkëbiseduar me organizatorët e Bienales se Venecias, kuratorin dhe përfaqësuesit e pavijoneve kombëtare. Gjithashtu, u krijuan kontakte me përfaqesuesit e pavijoneve kombëtare, të cilet presin ditën e hapjes së pavijonit shqiptar.

Website: www.labiennale.org{:}