Ministry of Economy, Culture and Innovation

INF1 rev Albania September new agenda

19-20 shtator 2016

 

HOTEL D`ORO CITY

 

                                                       NJOFTIM PER MEDIAT

 

Në kuadër të bashkëpunimit që Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit ka me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (OBPI), aktiviteti tjetër i rradhës i parashikuar për t`u zhvilluar brenda vitit 2016, është një Konferencë Ndër-rajonale mbi Menaxhimin Kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të.. Ky aktivitet do të organizohet më datë 19-20 Shtator 2016 në Tiranë në ambjentet e Hotel D`Oro City. 

 

Gjatë kësaj Konference do të diskutohen tema mbi Menaxhimin Kolektiv, sistemin e zgjeruar të menaxhimit kolektiv, sfidat, mundësitë, perspektivat rajonale dhe kombëtare të këtij sistemi, traktatet ndërkombëtare, si dhe perspektivat mbi rëndësinë e transparencës, përgjegjësinë si dhe qeverisjen e mirë në menaxhimin kolektiv.

Të ftuar për të marrë pjesë do të jenë vende të rajonit (Bullgari, Slloveni, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi, Greqi etj) të cilët do të ndajnë eksperiencën e tyre në fushën e menaxhimit  kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të.

 

Do të ketë pjesëmarrje nga Institucionet e Drejtësisë, Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Inspektorati Qendror,  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e përgjithshme e Patentave dhe Markave, përfaqësues te Ministrive të linjës si dhe përfaqësues nga Agjencitë e menaxhimit kolektiv që operojnë në Shqipëri.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë dhe të referojnë përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si IFRRO ( Federata Ndërkombëtare e Organizatave të të Drejtave të Riprodhimit) si dhe  IFPI ( Federata Ndërkombëtare e Industrisë së Fonogrameve.

TAG është një projekt që ka filluar në vitin 2013 për të promovuar transparencën, përgjegjësinë si dhe qeverisjen e mirë të organizatave të menaxhimit kolektiv (CMOs).

TAG është një udhëzues për CMO, qeveritë dhe organet rregullator dhe këshillon se si transparenca, përgjegjësia dhe qeverisja mund të përmirësohen. ËIPO ka përgatitur dhe një Përmbledhje të praktikave më të mira të TAG.

 

Zyra e shtypit / ZSHDA {:}