Ministry of Economy, Culture and Innovation
Në Konferencën Ndërkombëtare mbi Reformën e Pensioneve në Shqipëri, Ministri Blendi Gonxhja së bashku me Kryeministrin Edi Rama, përfaqësues të Bankës Botërore, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe ekspertë vendas e ndërkombëtarë, mbi sfidat dhe risitë e domosdoshme për të ardhmen e sistemit të pensioneve në Shqipëri.
Nga reduktimi i informalitetit dhe rritja e produktivitetit ekonomik, përmirësimi i skemave të kontributit dhe mbështetja për familjet e reja, rimodelimi i tregut të punës dhe pagat cilësore, çdo politikë që zbatojmë sot është një investim për një sistem pensionesh më të drejtë, më të qëndrueshëm dhe më të sigurt për brezat e ardhshëm.
Suksesi i reformave të deritanishme është i dukshëm, por rruga përpara kërkon përkushtim dhe veprime konkrete për të garantuar një jetë dinjitoze për çdo pensionist.