Ministry of Economy, Culture and Innovation

NJOFTIM

KONKURIM PËR VEND PUNE

 

Referuar Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe kërkesave e procedurës së përcaktuar për konkurim në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

  • Drejtor, në Teatrin Kombëtar, kategoria e pagës II-b

*Afati për dorëzimin e dokumentave pranë Zyrës së Protokollit,  në Ministrinë e Kulturës deri ne datë 28.10.2022.

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Objektivat e institucionit
  1. Teatri Kombëtar funksionon si person juridik publik, buxhetor, me statusin e institucionit qendror, në varësi të ministrit përgjegjës për kulturën, me seli në Tiranë.
  2. Teatri Kombëtar financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Qëllim dhe objekt kryesor i veprimtarisë së Teatrit Kombëtar si një nga institucionet publike qëndrore të artit e të kulturës, në zbatim të Ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, janë:
  4. Nxitja e zhvillimit të artit, si krijimtari shpirtërore;
  5. Ruajtja e identitetit kulturor kombëtar, nëpërmjet studimit, edukimit, prodhimit, paraqitjes, dhe shpërndarjes së veprave artistike e kulturore;
  6. Eksperimentimi i formave të reja të shprehjes skenike;
  7. Realizimi i veprimtarive artistike të autorëve shqiptarë dhe të huaj, për të gjitha grupet e shtresat sociale;
  8. Shkëmbimet teatrore ndërkombëtare, turnetë, festivalet, manifestimet intelektuale, riprodhimi audioviziv dhe botimet.

           

  • Objektivat ne administrim
  1. Përfaqëson institucionin në marrëdhëniet me të tretët;
  2. Drejton veprimtarinë administrative dhe organizative të institucionit dhe ndjek zbatimin e vendimeve të bordit artistik;
  3. Administron burimet financiare të institucionit:
  4. Zgjedh dhe emëron personelin;
  5. Çdo detyrë tjetër të përcaktuar me ligj.

 

  1. Kushtet për konkurim dhe kriteret e veçanta:

1.1 Kandidati duhet të plotësojë kushtet për konkurim si vijon:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  7. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

 

1.2 Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të ketë arsim universitar të nivelit “Master Shkencor” në fushën e artit, menaxhimit të artit kulturor;
  2. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion dhe/apo përvojë të konsiderueshme në drejtim, menaxhim dhe krijimtari në fushën e artit si dhe në drejtimin e projekteve kulturore.
  3. Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e teatrit shqiptar me qëllim reformimin e tij përkrah modeleve më të mira bashkëkohore;
  4. Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës;
  5. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu dhe privat dhe t’i dëshmojë ato;
  6. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë;
  7. Të ketë përvojë me teatrin e të rinjve dhe në programe të Edukimit Përmes Kulturës;
  8. Të ketë përvojë në artin multimedial;
  9. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh.

 

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrim (CV);
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
  8. * Kandidati duhet të propozojë një platformë për administrimin e Tearit Kombëtar.

 

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

 

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  • Njohuri mbi ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” , i ndryshuar;
  • Njohuri mbi Ligjin nr. 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi Ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”;
  • Njohuri mbi Ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Prezantimi i platformës për administrimin dhe promovimin e Teatrit Kombëtar .

 

Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 28.10.2022.

*Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të informohen nëpërmjet postës elektronike, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure, konkretisht:

  1. Për rezultatin e verifikimit paraprak të përmbushjes të kritereve (sipas dukementeve të dosjes së aplikimit);
  2. Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë;

{:}