Ministry of Economy, Culture and Innovation

KONKURIM PËR VEND PUNE

Referuar nenit 199, të Ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” dhe vendimit nr. 01 datë 06.03.2024 të KKM.

KRITERET:

  • Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, kategoria e pagës II-1.

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  1. Përçimi i historisë së vendit, i cili ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit kombëtar, zhvillimin e rolit edukativ dhe në përcjelljen e këtij imazhi te vizitorët; studimi, kërkimi, konceptimi, projektimi, mbikëqyrja, konservimi, restaurimi, promovimi, publikimi, konsulenca dhe bashkëpunimi me subjekte publike e private, shqiptare apo të huaja, në fushën e tematikës.
  2. Nxitja e dialogut midis qytetarëve për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai përfton, ruan e studion provat materiale dhe jomateriale të trashëgimisë historike e kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis që nxit edukimin dhe argëtimin.
  3. Ekspozimi i fondit të MHK-së, zhvillimi i aktiviteteve ekspozuese dhe hapja e ekspozitave të përkohshme.
  4. MHK-ja mund të krijojë shoqatën e miqve të muzeut, e cila ka për qëllim dhënien e një kontributi moral e financiar në zhvillimin e veprimtarive dhe të projekteve të edukimit nëpërmjet artit të ndërmarra nga institucioni, si dhe çdo lloj projekti tjetër. Marrëdhënia e anëtarëve me institucionin parashikohet në aktet e themelimit dhe vendimet e shoqatës.

Objektiva në Administrim

  1. Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit;
  2. Të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor;
  3. Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta;
  4. Të ngrejë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit për të lehtësuar dialogun me Ministrinë e Kulturës;
  5. Është përgjegjës për përcaktimin e objektivave dhe detyrave të veçanta të stafit;
  6. Mbikëqyr veprimtarinë e tyre dhe garanton koordinim dhe bashkëpunim me njësitë e tjera organizative;
  7. Siguron zbatimin e vendimeve lidhur me politikat duke ndjekur rregullisht procesin dhe duke marrë masa për zgjidhjen e problemeve;
  8. Siguron përdorimin efiçent të burimeve materiale, njerëzore dhe financiare të nevojshme për realizimin dhe arritjen e objektivave;
  9. Zgjidh probleme të ndryshme dhe komplekse, që ndikojnë në realizimin e objektivave institucionalë;
  10. Vendimmarrja është strategjike, konstante, komplekse në përputhje me kuadrin ligjor;
  11. Siguron organizimin e tillë të punës që mundëson vazhdimësinë e shërbimit;
  12. Koordinon dhe harton plane zhvillimi në përputhje me strategjinë afatshkurtër dhe afatgjatë të institucionit;
  13. Organizon së bashku me specialistët e muzeut veprimari me karakter kulturor dhe edukativ për publikun e gjerë;
  14. Nxit bashkëpunimin me institucione shkencore vendase dhe të huaja;
  15. Përcakton numrin, vendin, llojin dhe veprimtaritë turistike, kulturore dhe argëtuese në territorin e Muzeut në bazë të një plani të caktuar duke koordinuar me Ministrinë e Kulturës, agjensi turistike, shoqata dhe organizma të tjera të interesuara si dhe me pushtetin lokal.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
  7. Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

  1. Të ketë arsim universitar të nivelit Master Shkencornë inxhinieri/arkitekturë/shkenca shoqërore;
  2. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në drejtim dhe eksperiencë në fushën e trashëgimisë kulturore, të vërtetuar me dokument;
  3. Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e muzeologjisë me qëllim reformimin e tij përkrah modeleve më të mira bashkëkohore;
  4. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi.
  5. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit, si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë;
  6. Të ketë përvojë në programe të Edukimit Përmes Kulturës, ose programe të ngjashme brenda ose jashtë vendit;
  7. Të njoh legjislacionin kombëtar, europian dhe atë ndërkombëtar në fushën e muzeologjisë dhe të trashëgimisë kulturore.
  8. Të ketë njohuri të gjuhës angleze. Zotërimi i një gjuhe të dytë të BE-së përbën avantazh.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrimi CV;
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Dokument që vërteton njohuritë e gjuhës angleze.
  8. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Kandidati duhet të propozojë një platformë për mirëadministrimin e veprimtarisë së Muzeut Historik Kombëtar dhe adresimin e sfidave aktuale në fushën e muzeologjisë, duke mbajtur në konsideratë edhe vendimin nr. 540 datë 08.11.202,  Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, të projektit “Për Rikonstruksionin Rikonstruksioni dhe Muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar”.

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve pranë Zyrës së Protokollit,  në Ministrinë Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit deri ne datë  11.12. 2024.