Ministry of Economy, Culture and Innovation

KONKURIM PËR VEND PUNE

Referuar nenit 199, të Ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” dhe vendimit nr.
01 datë 06.03.2024 të KKM.

KRITERET:

  • Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, kategoria e pagës II-1.
    Përshkrimi përgjithësues i punës:
  • a) Përçimi i historisë së vendit, i cili ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit kombëtar,
    zhvillimin e rolit edukativ dhe në përcjelljen e këtij imazhi te vizitorët; studimi, kërkimi,
    konceptimi, projektimi, mbikëqyrja, konservimi, restaurimi, promovimi, publikimi,
    konsulenca dhe bashkëpunimi me subjekte publike e private, shqiptare apo të huaja, në fushën
    e tematikës.
  • b) Nxitja e dialogut midis qytetarëve për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për
    këtë qëllim, ai përfton, ruan e studion provat materiale dhe jomateriale të trashëgimisë historike
    e kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis që nxit edukimin dhe
    argëtimin.
  • c) Ekspozimi i fondit të MHK-së, zhvillimi i aktiviteteve ekspozuese dhe hapja e ekspozitave të
    përkohshme.
  • d) MHK-ja mund të krijojë shoqatën e miqve të muzeut, e cila ka për qëllim dhënien e një
    kontributi moral e financiar në zhvillimin e veprimtarive dhe të projekteve të edukimit
    nëpërmjet artit të ndërmarra nga institucioni, si dhe çdo lloj projekti tjetër. Marrëdhënia e
    anëtarëve me institucionin parashikohet në aktet e themelimit dhe vendimet e shoqatës.

Objektiva në Administrim

a) Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të
punësimit;
b) Të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor;
c) Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta;
d) Të ngrejë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit për të lehtësuar dialogun me
Ministrinë e Kulturës;
e) Është përgjegjës për përcaktimin e objektivave dhe detyrave të veçanta të stafit;
f) Mbikëqyr veprimtarinë e tyre dhe garanton koordinim dhe bashkëpunim me njësitë e tjera
organizative;
g) Siguron zbatimin e vendimeve lidhur me politikat duke ndjekur rregullisht procesin dhe duke
marrë masa për zgjidhjen e problemeve;
h) Siguron përdorimin efiçent të burimeve materiale, njerëzore dhe financiare të nevojshme për
realizimin dhe arritjen e objektivave;
i) Zgjidh probleme të ndryshme dhe komplekse, që ndikojnë në realizimin e objektivave
institucionalë;
j) Vendimmarrja është strategjike, konstante, komplekse në përputhje me kuadrin ligjor;
k) Siguron organizimin e tillë të punës që mundëson vazhdimësinë e shërbimit;
l) Koordinon dhe harton plane zhvillimi në përputhje me strategjinë afatshkurtër dhe afatgjatë
të institucionit;
m) Organizon së bashku me specialistët e muzeut veprimari me karakter kulturor dhe edukativ
për publikun e gjerë;
n) Nxit bashkëpunimin me institucione shkencore vendase dhe të huaja;
o) Përcakton numrin, vendin, llojin dhe veprimtaritë turistike, kulturore dhe argëtuese në
territorin e Muzeut në bazë të një plani të caktuar duke koordinuar me Ministrinë e Kulturës,
agjensi turistike, shoqata dhe organizma të tjera të interesuara si dhe me pushtetin lokal.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik:

a) Të jetë shtetas shqiptar;
a) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b) Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
c) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
d) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo
për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
e) Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje
të rëndë disiplinore;
f) Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e
nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

a) Të ketë arsim universitar të nivelit Master Shkencor në inxhinieri/arkitekturë/shkenca
shoqërore;
b) Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në drejtim dhe eksperiencë në fushën e trashëgimisë
kulturore, të vërtetuar me dokument;
c) Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e muzeologjisë me qëllim reformimin e tij përkrah
modeleve më të mira bashkëkohore;
d) Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera

e) Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe
jashtë institucionit, si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë;
f) Të ketë përvojë në programe të Edukimit Përmes Kulturës, ose programe të ngjashme
brenda ose jashtë vendit;
g) Të njoh legjislacionin kombëtar, europian dhe atë ndërkombëtar në fushën e muzeologjisë
dhe të trashëgimisë kulturore.
h) Të ketë njohuri të gjuhës angleze. Zotërimi i një gjuhe të dytë të BE-së përbën avantazh.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a) Jetëshkrimi CV;
b) Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
c) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g) Dokument që vërteton njohuritë e gjuhës angleze.
h) Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet
pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Kandidati duhet të propozojë një platformë për mirëadministrimin e veprimtarisë së
Muzeut Historik Kombëtar dhe adresimin e sfidave aktuale në fushën e muzeologjisë, duke
mbajtur në konsideratë edhe vendimin nr. 540 datë 08.11.202, Këshilli Kombëtar i
Trashëgimisë Kulturore Materiale, të projektit “Për Rikonstruksionin Rikonstruksioni dhe
Muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar”.

Afati për dorëzimin e dokumenteve pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë Ekonomisë,
Kulturës dhe Inovacionit deri ne datë 21.03. 2024.