Ministry of Economy, Culture and Innovation

GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE
SHPALL:
KONKURSIN PËR PËRZGJEDHJEN E ARTISTIT SHQIPTAR PËR REZIDENCË NË SALSBURG (AUSTRI)

Përshkrim i përgjithshëm:
Galeria Kombëtare e Arteve, me kërkesë dhe mbështetje ligjore nga ana e Ministrisë së Kulturës, bazuar në “Protokollin e Bashkëpunimit” të nënshkruar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe Landi i Salsburgut të Republikës Federale të Austrisë,  organizon konkursin e hapur për përzgjedhjen e artistit shqiptar i cili do të fitojë rezidëncën artistike në Salsburg.
Kjo rezidencë do të realizohet në kuadër të implementimit të programit “Artist in Rezidence” me qëllim krijimin e hapësirave bashkëvepruese për artistët e rinj, në fushën e arteve pamore, si dhe shkëmbimin e eksperiencave të suksesshme mes vendeve respektive.
Artisti i përzgjedhur do të ketë të drejtën e pjesëmarrjes në programin “Artist in Rezidence” në Landin e Salsburgut- Austri, për një periudhë kohore nga 1 deri në 2 muaj, përgjatë vitit kalendarik 2015. Rezidenca parashikohet të fillojë më date 1 Maj 2015, ndërsa nisja drejt Austrisë më 30 Prill 2015. Pala Austriake ka tashmë gati vendin e akomodimit dhe studion e punës për artistin shqiptar në të ashtuquajturën “Banesa e Artisteve ne Salzburg”. Pala shqiptare do të sigurojë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit.

Qëllimi i Protokollit
Qëllimi i këtij Protokolli Bashkëpunimi është krijimi i kuadrit të përgjithshëm, në bazë të të cilit palët do të mbështesin shkëmbimin e artistëve, duke mundësuar udhëtimin dhe qëndrimin e një artisti austriak në Shqipëri dhe të një artisti shqiptar në Austri. Në këtë mënyrë do të nxitej shkëmbimi kulturor midis artistëve nga të dy shtetet.

Synimi i Programit “Artist in Rezidence”:
Synimi kryesor i këtij programi është që artistëve nga të dy shtetet t’u jepet mundësia të njihen me sferën artistike dhe kulturore të shtetit tjetër, t’i krahasojnë veprat e tyre me ato të artistëve të tjerë, ose t’i krijojnë sëbashku ato, duke zgjeruar kështu karrierën e tyre artistike.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit të Konkursit:
1. Shpallja e Konkursit bëhet me date 30.01.2015.
2. Data e fundit e aplikimeve  17.02. 2015.
3. Juria do të mblidhet me datë  18.02.20145
4. Shpallja e fituesit do të bëhet me datë  20.02.2015.
5. Fituesi do të njoftohet personalisht në po këtë datë nga Galeria Kombëtare e Arteve.

Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:
1. Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë të rinj në fushën e arteve pamore nga mosha 25 – 40 vjeç
2. Për t’u kualifikuar në konkurs, ju duhet të plotësoni fushat përkatëse në linkun:  http://gka.al/apliko_per_rezidence.php dhe të ngarkoni të gjitha dokumentat e kërkuara si më poshtë:
Karte identiteti (jpg/pdf)
Diploma e Universitetit (jpg/pdf)
Vërtetim pune, nëse ka (jpg/pdf)
Foto  (jpg/pdf)
C.V (word/pdf)
Një dosje elektronike/folder (ku të jenë ruajtura jo më pak se pesë nga punët tuaja. Punët duhet të jenë të 3-5 viteve të fundit dhe nuk duhet të jenë nga periudha e shkollës. Nëse ka video, ato duhet të ngrakohen në një portal si psh: youtube, vimeo, facbook, etj. dhe të dërgohet vetëm si link. Secila punë duhet të shoqërohet nga të gjitha të dhënat teknike dhe koncepti. Pranohen të gjitha gjinitë e arteve pamore.)
Dy letra rekomandimi (word/pdf)
Letër motivimi (përshkruani karakterin e punës suaj si artist, një përshkrim të shkurtër të atmosferës artistike ku bëni pjesë dhe kushtojini rëndësi arsyetimit, pse është e nevojshme për ju kjo rezidencë. Teksti jo më pak se 300 fjalë)

MUNGESA E NJË, OSE MË SHUMË DOKUMENTAVE TË KËRKUAR MË SIPËR, NUK JU KUALIFIKON NË KONKURS.

Organizimi i Konkursit:
1. Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë është institucioni ku do të realizohet konkursi për përzgjedhjen e Artistit të Rezidences në Austri.
2. Artisti pjesëmarrës në konkurs duhet të aplikojë online në faqen zyrtare të Galerisë Kombëtare të Arteve www.gka.al
3. Artisti do të marr një e-mail konfirmimi për aplikimin e pranuar të tij.
4. Për çdo informacion tjetër të nevojshëm nga ana e konkuruesve, mund të kontaktoni GKA, Tiranë, në numrin 042226033.

Juria:
1. Juria shqyrton apilikantët më datë 18-19 Shkurt 2015.
2. Juria e Konkursit do të përbëhet nga ekspert të fushës së artit dhe e kulturës. Vendimi i Jurisë është publik dhe i formës së prerë.

DREJTORI
Artan SHABANI{:}