Ministry of Economy, Culture and Innovation

Tema dhe kushtet e konkursit

Tema kryesore e konkursit “Vende magjike nga legjendat, mitet dhe përrallat e vendit tim” ka si qëllim të provokojë pjesëmarrësit përmes vizatimeve amatore të shprehin vizionin e tyre për trashëgiminë kulturore jomateriale, të shprehin qëndrimin e tyre ndaj traditave të trashëguara me një vështrim tek e tashmja dhe e ardhmja.

Qëllimi është të tregohet se si fëmijët interpretojnë trashëgiminë nga prindërit, gjyshërit, shkolla dhe traditat, cfarë ata do të përcjellin tek fëmijët e tyre- nostalgjinë për traditën e magjishme të legjendave, pushimeve, kujtimet nga ritet dhe valet, të gjitha mund të ruhen duke përdorur fantazinë e pamasë të fëmijëve.

Cdo vizatim i paraqitur në konkurs duhet shoqërohet me një përshkrim ne anglisht të ilustrimit dhe lidhjen që ka me trashëgiminë kulturore jomateriale në rajonin përkatës.
Konkursi është i hapur për fëmijë nga 8 deri ne 14 vjec.
Nga çdo vend do të përzgjidhen 3 ( tre ) piktura dhe do të dergohen deri në datën 31 gusht në adresën e Qendrës Rajonale në Sofia, si më poshtë:

Regional Centre for the Safeguarding of the Intangible Cultural Heritage in South-Eastern Europe under the auspices of UNESCO
zh.k. “Iztok”
7, “Lachezar Stanchev” Street
SOFIA 1797
BULGARIA

Një juri e specializuar do të vlerësojë të gjitha punët artistike të dërguara nga vendet anëtare të Qendrës Rajonale të Sofia-s.

1.    Organizimi i konkursit
Çdo pjesëmarrës mund të dorëzojë vetëm 1 ( një ) pikturë.

2.    Lejohet pjesëmarrja me piktura të vizatuara me
*Aquarelle, pastel, lapsa me ngjyra si edhe me teknika të miksuara.
*Madhësia maksimale e imazhit nuk duhet të jetë më shumë se A3.

3.    Kushte të tjera të pjesëmarrjes
Garuesit mund të dërgojnë vetëm piktura të bëra nga ata vetë. Me dëshirën e tyre pjesëmarrësit i japin Qendrës Rajonale të Sofia-s të drejtën e prezantimit të punëve të tyre në një ekspozitë të lëvizshme në vendet e rajonit pa të drejtë fitimi , në mënyrë që të zbatohen edhe idetë e Konventës së 2003.

4.    Vlerësimi
Të gjitha pikturat e marra deri në datën 31 gusht 2014 dhe të vlerësuara si konkuruese, do të vlerësohen nga një juri ekspertësh. Për 3 ( tre ) fituesit do të ketë çmime.

5.    Shpallja e fituesve
Pasi juria të ketë kryer punën e saj, emrat e fituesve do të shpallen në websit-in e Qendrës Rajonale të Sofia-s: http://unesco-centerbg.org/

6.    Pranimi i rregullave të konkursit
Pasi dërgojnë punimet për konkursin, pjesëmarrësit automatikisht deklarojnë se janë të vetëdijshëm për kushtet e konkursit dhe i pranojnë ato.

7.    Të tjera
Të gjitha cështjet që nuk përshkruhen dhe parashikohen në këtë rregullore janë subjekt i një vendimi të marrë nga Qendra Rajonale Sofia.

Ky konkurs organizohet nën përgjegjësinë e Qendrës Rajonale për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Evropën Jug-Lindore dhe nuk imlikon UNESCO-n në asnjë mënyrë.{:}