Ministry of Economy, Culture and Innovation

Qytetet motra e mike të Izmirit mblidhen rreth Konkursit Ndërkombëtar të Karikaturës.

Konkursi do të organizohet për të kontribuar në miqësinë e komuniteteve me fuqinë krijuese të kulturës dhe artit ashtu si dhe të forcojë lidhjet miqësore midis qyteteve.

Tema e konkursit, që do të zhvillohet për të parën herë këtë vit, është caktuar tema “Fëmijët dhe Paqja ndërkombëtare” dhe rezultatet do të shpallen në 1 shtator 2014, Ditën Botërore të Paqes.

Sot, mijëra fëmijë humbin jetën dhe janë të detyruar të lejnë vendet e tyre për shkak të luftrave. Ata bëhen të paaftë, vuajnë nga problemet psikologjike dhe janë të abuzuar. Në luftra, shumica që vdesin janë fëmijë dhe ata që mbijetojnë nuk qeshin më duke qenë se u janë vrarë ëndrrat, shpresat dhe e ardhmja. Çdo fëmijë ka të drejtën për t’u rritur në paqe, pavarësisht ngjyrës, gjuhës, fesë dhe origjinës etnike. Sigurimi i saj është përgjegjësia e përbashkët e njerëzimit.

Me këtë vetëdije, bashkia metropolitane e Izmirit do të dëshironte të ftonte karikaturistët që jetojnë në qytetet motra dhe mike për të marrë pjesë në konkurs; ne besojmë se punët e tyre do të rrisin sensibilitetin dhe ndërgjegjësimin për paqen.

Për të gjithë të interesuarit mund të marrin informacione në faqen:
www.izmir.bel.tr ku do të gjejnë seksionin “Cartoon Competition”.

Afati i fundit i aplikimit është data 1 gusht 2014.{:}