Ministry of Economy, Culture and Innovation

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton të gjithë personat e interesuar se hap konkursin për projektet kinematografike, për gjinitë e mëposhtme:
–   Filma artistik me metrazh të gjatë;
–   Filma artistik me metrazh të gjatë, vepër e parë;
–   Filma artistik me metrazh të shkurtër;
–   Filma të animuar;
–   Festivale dhe javë filmi;
–   Botime të ndryshme kinematografike.

Gjithashtu hapet konkurimi edhe për filmat e kategorisë indipendent, në të cilën përfshihen:
–   Filma artistikë metrazh i gjatë
–   Filma artistikë metrazh i shkurtër
–   Filma dokumentarë

Projektet do të depozitohen konform përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Projektet e depozituara në konkursin e hapur në vitin 2013, janë të vlefshme, pasi të depozitohen këto dokumenta shtesë:
–   Skenari i projektit filmik, (në rast se ka pësuar ndryshime)
–   Plani financiar, (në rast se ka pësuar ndryshime)
–   Buxheti i filmit, (në rast se ka pësuar ndryshime)
–    Relacion për ecurinë e projektit (që përfshin ecurinë e projektit gjatë peridhës kohore (Maj 2013-Shtator 2014).
o Kontrata bashkëprodhimi,
o Letra qëllimi,
o Dokumenta  të  tjera,  të  cilat  vlerësoni  që  mund  të  ndikojnë
pozitivisht për projektin.

Afati i fundit për paraqitjen në QKK të projekteve të reja, apo dokumentacionit plotësues (për projektet e paraqitura në vitin 2013) do të jetë 3 Shtator 2014.

Sjellim në vëmendjen tuaj se për të konsideruar projektet në konkurim, duhet të plotësohen këto dy kushte:
–   Shtëpia filmike të jetë rregjistruar në QKK për vitin 2014
–   Një shtëpi filmike nuk mund të paraqesë më shumë se dy projekte
në konkurim, (nga të cilët vetëm njëri prej tyre mund të jetë film artistik  me  metrazh  të  gjatë).  Gjithashtu,  secila  prej  shtëpive filmike mund të angazhohet njëkohësisht edhe me produksionin e një ose më shumë projekte të kategorisë së filmit independent.

Për çdo konsultim, pyetje, apo paqartësi, mund të vizitoni website-in e QKK.{:}