Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ngritja e Muzeut Hebraik në Vlorë, që do të rrëfejë historinë shqiptaro-hebreje, e që nuk nis gjatë Luftës së Dytë Botërore, kalon në një tjetër fazë tashmë, atë të Konkursit Ndërkombëtar për Projektin Arkitektonik.

Ftesës për të marrë pjesë në konkursin e organizuar nga The_AADF dhe Ministria e Kulturës i janë përgjigjur studio nga Izraeli, Gjermania, Austria e Italia. Ato janë:

  • Kimmel Eshkolot Architects, Tel Aviv/Izrael
  • Merz & Renz GmbH + Co. KG, Berlin/Gjermani
  • Studio Terragni Architetti, Como/Itali
  • Wandel Lorch Götze Ëach GmbH, Frankfurt/Gjermani
  • Winkler + Ruck Architekten, Klagenfurt/Austri

Ky muze do të jetë një magnet tërheqës jo vetëm për turistët, si pjesë integrale e Qendrës Historike të qytetit, por mbi të gjitha për të rinjtë dhe shpresojmë që studiot pjesëmarrëse në konkurs, të mund të kapin shpirtin dhe domethënien që ky muze ka për 🇦🇱 shqiptarët dhe ✡️ hebrenjtë, në një bashkëjetesë shekullore.

Për më tepër:

https://www.phase1.de/projects_albanian-jewish-museum…

{:}