Ministry of Economy, Culture and Innovation

Të gjitha Agjencitë private të Punësimit (APP) do t’i nën-shtrohen një inspektimi të posaçëm nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Ky aksion do të vlerësojë veprimtarinë dhe kushtet e këtyre agjencive, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëkërkuesve dhe punë ofruesve, verifikimin e zbatimit të detyrimeve ligjore ndaj aplikuesve dhe punëtoreve emigrantë, punësimin e denjë dhe rekrutimin etik.