Ministry of Economy, Culture and Innovation

Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit. Programi synon të lehtësojë përballimin e kostos së strehimit për kategori të veçanta. Kategoritë përfituese:
– Familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë
– Fëmijët në përkujdesje të Republikës
– Familjet qiramarrëse në ish-pronë private

Përfitime shtesë:
Grant i menjëhershëm prej 20% të çmimit të banesës për familjet e punonjësve të rendit të rënë në detyrë dhe fëmijët në përkujdesje të Republikës. Si të aplikoni?

1. Hyni në portalin e-Albania
2. Kërkoni shërbimin: “Aplikim për përfitim kredie me 0% interes – Enti Kombëtar i Banesave”
3. Plotësoni formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentacionin e kërkuar
4. Aplikimi mund të bëhet në çdo kohë, pa afat kohor dhe nuk ka nevojë për thirrje nga MEKI

Financimi i këtij programi bëhet nga buxheti i shtetit përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si institucioni përgjegjës për strehimin.