Ministry of Economy, Culture and Innovation

Pas një pune 3-vjeçare dhe takimeve të rëndësishme me ekspertët evropianë Ministria e Kulturës, me mbështetjen e Këshillit të Evropës po harton strategjinë kombëtare në Art, Kulturë, Trashëgimi.

Takimet e muajit nëntor 2017 me specialistë, drejtues të institucioneve publike dhe të skenës së pavarur u zhvilluan në punëtorinë ku u diskutua mbi vizionin dhe strategjinë e kulturës 2018-2025.

Punëtoria u drejtua nga Zëvëndësministrja e Kulturës Znj. Valbona Shujaku dhe nga eksperti i lartë për politikat kulturore i BE-së, Z. Philippe Kern në kuader të asistencës që Këshilli i Evropës ofron në lidhje me këtë nismë.

Ai analizoi situatën nga pikëpamja e mundësive, pikave të forta e të dobta dhe dha rekomandimet për të patur një dokument gjithëpërfshirës dhe cilësor të zhvillimit të kulturës  .

Ministria e Kulturës siguron për përfshirjen e zërit të specialistëve dhe ekspertëve të pavarur në hartimin e kësaj strategjie.

Rekomandimet, analizat dhe situatën e përgjithshme mund ti konsultoni në dokumentin e publikuar nga Këshilli i Evropës.

Falenderojmë ekspertët e pavarur që i dhanë zë strategjisë së kulturës, këtij dokumenti të rëndësishëm kombëtar.

Për më shumë informacion mund të klikoni në linkun:

https://www.coe.int/en/web/culture-and-heritage/-/new-release-a-cultural-strategy-for-albania-implanting-the-cultural-bug-{:}