Ministry of Economy, Culture and Innovation

Një javë para fillimit të vitit të ri shkollor, Ministrja e Kulturës, znj.Mirela Kumbaro, është ndalur në shkollat e ciklit fillor në Përmet, Gjirokastër dhe Nepravishtë, për t’u shpërndarë librat shkollorë falas nxënësve nga klasa e parë deri në klasë të katërt.

538 nxënës të arsimit fillor në Përmet do të përfitojnë nga ky vendim i qeverisë shqiptare, ndërsa në Gjirokastër rreth 1100 nxënës.

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro theksoi se :

“Ky fillim viti do të ketë më pak shpenzime për prindërit, sidomos për ata prindër të cilët kanë më shumë se një fëmijë në shkollë duke i evituar blerjen e teksteve shkollore. Vitin e ardhshëm do t’u dhurohet edhe fëmijëve që fillojnë klasën e pestë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë arsimimit të fëmijëve e sidomos atij të detyruar”.

Gjatë vizitës në shkollat “Meleq Gosnishti” “Nonda Bulka” në Përmet, Ministrja zhvilloi takime edhe me mësuesit e shkollave për të identifikuar nevojat e tyre dhe të nxënësve.

Pas shpërndarjes se teksteve Kumbaro theksoi se ““Edukimi përmes kulturës, përmes leximit, mbetet një nga prioritetet e kësaj qeverie dhe i Ministrisë së Kulturës. Shpejt ne do të jemi sërisht së bashku, për të shtuar fondin e librave artistikë në bibliotekën e shkollës”.

Në vitin 2016, Ministria e Kulturës  ka ideuar një ndër projektet më ambicioze në mbështetje të librit dhe nxitjes së leximit, projektin për “Rijetëzimin e bibliotekave”, i cili parashikon dhurimin e librave bibliotekave të rretheve dhe sidomos të bibliotekave në zonat periferike.{:}