Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në mjediset e Ministrisë së Kulturës më 14 shkurt u zhvillua një tryezë konsultimi për projektligjin e Artit të Kulturës , iniciuar nga ky institucion për të diskutuar dhe konsultuar disa nga amendimet e këtij drafti.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro theksoi edhe njëherë se projektigji i ri synon decentralizimin e strukturave institucionale si dhe lehtësim të procedurave në realizim të veprimtarive kulturore.

“Bëhet fjalë për 2-3 ndryshime në ligj, të cilat nxisin cilësinë e artistëve, pasi parashikon lehtësira dhe thjeshtëzim në procedurat ligjore për realizimin e veprimtarive artistike kulturore që kryhen me ligjin e artit dhe kulturës, ndërsa theksoj se Teatri Kombëtarë shtohet me dy hapësira të reja siç është Qendra Multifunksionale, “Skena e Re”.

Në takim merrnin pjesë disa nga aktorët e regjisorët e mirënjohur të skenës shqiptare Bujar Asqeriu, Artan Imami, Laert Vasili, Spiro Duni dhe Armando Bora, të cilët diskutuan dhe ngritën disa shqetësime në lidhje me teatrin, që nga ndërtesa tejet e rrënuar e TK, kushtet e vështira të punës e deri në probleme të cilësisë artistike, statusit të artistit dhe rregullimit të ligjit për artin dhe kulturën i vitit 2010.

“Më vjen mirë që Ministria e Kulturës e nis procesin me konsultime. Ligji ekzistues ngre disa pikëpyetje në lidhje me funksionimin e bordeve artistike dhe përmirësimin e të ardhurave që institucionet artistike përfitojnë nga sistemi i shitjeve të biletave- u shpreh Armando Bora.

Bujar Asqeriu ngriti shqetësimin e kushteve të punës të artistëve, duke theksuar se “Teatri është shpirti i një kombi dhe duhet investuar më shumë në kulturë”.

Ministrja Kumbaro sqaroi ndryshimet në projektligj, të cilat nuk prekin thelbin e ligjit ekzistues, por përmirësojnë procedurat për nxitje të krijimtarisë artistike, duke nisur nga institucionet publike të artit dhe kulturës e deri në nxitje për institucionet që nuk e kanë në veprimtarinë e tyre aktivitetin kulturor, duke thjeshtësuar procedurat.

“Nuk dyshoj se qeveria ka një vullnet dhe angazhim për të ndërtuar një teatër kombëtar dinjitoz, I cili t’u shërbejë artistëve të sotëm dhe brezave të ardhshëm”- u shpreh Artan Imami.

Pas një konsultimi në ambientet e Teatrit Kombëtar Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit (SASE), Sindikata e Pavarur e Teatrit, Komuniteti i Artistëve dhe Studentëve të Arteve Skenike

u përfaqësuan në këtë takim me Ministren Kumbaro me artistët Ema Andrea, Kastriot Çipi, të cilët sollën kërkesat e artistëve, duke ripërsëritur kërkesën për transparencë në lidhje me projektin e teatrit të ri dhe

pezullimin e projektligjit si dhe të hapet dialogu me përfaqësues të komunitetit për një projektligj tjetër. Në takim pati  përfaqësues edhe nga Cirku Kombëtar, me kërkesën për rishikim të vendimit për statusin kombetar të institucionit

Ministrja Kumbaro u shpreh e gatshme dhe e hapur për dialog, ndërsa mirëpriti edhe trëndafilat e dhuruar të artistëve.

Pas takimit me Skenën e Pavarur Kulturore, kjo është tryeza e dytë e organizuar nga Ministria e Kulturës për projektligjn e Artit dhe Kulturës, në një proces konsultimi në vazhdim.{:}