Ministry of Economy, Culture and Innovation

“La Sylphide”, vepra që ka bërë historinë e baleteve romantike, u ngjit në skenën e “arTurbinës”, në datat 30, 31 maj – 1, 2 qershor, si prodhim i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në bashkëpunim me Shkollën e Baletit në Tiranë. Në rolet kryesore interpretojë solistët e njohur të TKOB, si Ledia Sulaj, Adela Muçollari, Odeta Dishnica, Fatjon Lito, Anxhelo Muçollari, Kevin Lila, Dion Gjinika etj. Sipas organizatorëve, kjo shfaqje shënon një tjetër moment tepër të rëndësishëm jo vetëm në kalendarin artistik janar-qershor 2019, por konkretizon edhe platformën e bashkëpunimit me institucionet arsimore në Shqipëri, të cilët përgatisin artistët e së ardhmes. Kjo vënie ngjiti në skenë 30 nxënës të Shkollës së Baletit, të cilët nisin rrugëtimin e karrierës së tyre profesionale jashtë bankave të shkollës.{:}