Ministry of Economy, Culture and Innovation

Lista e përfituesve nga Thirrja e dytë e Fondit Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale (Bonusi i Rijetësimit)

 

Ministria e Kulturës shpall listën e përfituesve të Thirrjes së dytë të Fondit Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale (Bonusi i Rijetësimit). Pas shqyrtimit të dosjeve të aplikimit, që këtë vit ishin gati dy herë më shumë se një vit më pare, u përzgjodhën 57 përfitues.

Edhe këtë vit Ministria e Kulturës hapi Thirrjen për Bonusin e Rijetësimit, një nismë e qeverisë shqiptare që synon restaurimin dhe rijetësimin e objekteve monumente kulture, por edhe ato që nuk mbajnë këtë status, por gjenden në qendra historike e arkeologjike, lagje-kala etj.

Buxheti për Bonusin e Rijetësimit është 50% më i madh se një vit më parë dhe harta gjeografike e projekteve fituese është më e gjerë, duke prekur edhe ato zona ku nuk kishte shkuar në vitin 2022, si në Elbasan, Kukës, Bulqizë, Konispol, Qeparo e Himarë, ndërkohë që numri më i madh i përfituesve numërohet në qytetet nën mbrojtjen e UNESCO-s, si Gjirokastra, Berati apo qytetet me trashëgimi kulturore të spikatur si Kruja.

Pas përvojës së vitit të parë, Bonusi i Rijetësimit rezultoi të ishte një formulë e suksesshme, ku pala shtet fton pronarët apo përdoruesit e objekteve të propozuara për restaurim dhe rijetësim, të bëhen bashkë në investime në pronat e tyre për t’i mirëmbajtur dhe rijetësuar. Përfitimi i dyanshëm i kësaj nisme është ruajtja e trashëgimisë kulturore, jo vetëm unifikimi i ansambleve, por edhe rritja e punësimit dhe mirëqenies ekonomike.

Një vit më parë pati 40 përfitues nga gati 100 aplikues, shtrirë kryesisht në Gjirokastër, Berat, Krujë, Korçë, Vlorë, Shkodër.

Ndërsa këtë vit pjesëmarrja në thirrje ishte shumë më e lartë, duke arritur në 173 aplikantë.

Fondi Kombëtar i Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale, që prej krijimit të tij në vitin 2020, përmes Bonusit të Rijetësimit i përgjigjet politikave të programit qeverisës,  në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga programi i Qeverisë Shqiptare për reformën ligjore në trashëgiminë kulturore, e cila nisi me miratimin e ligjit nr.27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

 

Lista paraprake e fituesve te BR

 

Urdher 408 Miratim i Listes fituese Bonusi i Rijetesimit{:}