Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=7513]

Në kuadër të “Ljubljana Process II – Rehabilitimi i trashëgimisë sonë të përbashkët” më datë 23 Prill 2014, në hotel Tirana International Hotel organizohet workshop mbi Aktivitetin “Ndërhyrjet Emergjente”. Ky workshop organizohet nga Regional Cooperation Council, Task Force on Culture and Society dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

Në vëmendje të workshopit do të jenë ndërhyrjet emergjente që janë zbatuara në 6 monumente kulture të 6 vendeve të rajonit në kuadër te grantit të BE-së për mbështetje të rehabilitimit të trashëgimisë kulturore në Ballkanin Perëndimor (EU Grant for Sustaining the Rehabilitation of Cultural Heritage in the Western Balkans) dhe përkatësisht:

1. Konservimi i afreskeve në kishën e manastirit të Shën  Marisë në parkun arkeologjik të Apollonisë, Shqipëri.
2. Konsolidime të strukturës në rezidencën verore të mbretit Aleksandër Karagjergjeviç në Bosnje dhe Hercegovinë.
3. Ndërhyrje emergjente në Katedrale, Artane, Novo Bërdo, Kosovë.
4. Instalime elektrike parandaluese në ish- ambasadën franceze, Mali i Zi.
5. Riparime të çatisë në Suvaca Mill, Serbi.
6. Mirëmbajtje dhe konsolidime strukturale në Kullën e Zlatkos në Maqedoni.

Në Workshop do të trajtohen gjithashtu edhe tema të tilla si:
Konservimet parandaluese si një metodë kyçe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore;
Metodologji dhe mjete në konservimin preventiv me shembuj nga vende te ndryshme
Programe të mirëmbajtjes dhe ndërhyrjet emergjente.{:}