Ministry of Economy, Culture and Innovation

Shqipëria prezanton për herë të parë produktet “Made in Albania” në Las Vegas, SHBA!

Një moment historik, me një organizim nga AIDA, ku kompanitë shqiptare në prodhimin e vajit të ullirit, bimëve mjekësore dhe aromatike, prezantuan produktet e tyre, duke nxjerrë në pah cilësinë e veçantë të prodhimeve shqiptare.
Panairi “Food Ingredients North America” u dha mundësinë bizneseve shqiptare të njihen me tendencat globale, duke krijuar rrugë të reja për të eksportuar në tregje ndërkombëtare.