Ministry of Economy, Culture and Innovation

Është drama më e re e Stefan Çapalikut dhe pjesa e tretë e veprës “Triologia Albanica”, (ku bëjnë pjesë edhe monodrama “I’m from Albania dhe drama “Allegretto Albania”).

“Made in Albania” I bën jehonë Shqipërisë së sotme, asaj të vertetës, thelbësores, të “padukshmes”, “underground”-it shqiptar. Ngjarjet zhvillohen në një rrobaqepësi, biznes fasonësh, në të cilën punojnë gra të të gjitha moshave dhe që prodhojnë rroba me etiketat “Made in Albania”

Regjisor dhe producent ekzekutiv i këtij projekti është Altin Basha. Altin Basha, në bashkëpunim me autorin ka pasur një sukses ndërkombëtar në Festivalin “Drama të Reja nga Europa” në vitin 2010 në Gjermani, ku fituan çmimin e parë me dramën “Allegretto Albania”.

Kjo shfaqje është mbështetur financiarisht nga Bashkia e Tiranës dhe Teatri Kombëtar Eksperimental si dhe nga mjaft organizma të tjerë.

Skenografe dhe kostumografe është Iliriana Loxha, koreograf Gjergj Prevazi dhe kompozitor Endri Sina. Në rolet kryesore do interpretojnë Zyliha Miloti, Luftar Paja si dhe një aradhë prej 11 aktorësh të tjerë më të rinj, si : Shegushe Bebeti, Albana Kocaj, Eglantina Ceno, Loredana Gjeçi, Era Çaushi, Arjeta Dhima, Sara Smaja, Linda Jarani, Algiona Aga, Aleksander Seitaj, Florian Agalliu

Premiera do jetë të enjten me datë 14 prill 2016, ora 20:00, TKEKS{:}