Ministry of Economy, Culture and Innovation

Historitë e dashurive shqiptaro-ruse do të kthehen në një film. Mbi sinopsin “Sorkadhet e trembura” të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare dhe me regji të fituesit të shumë çmimeve kinematografike, Alexander Sokurov në bashkëpunim me skenaristin dhe eseistin Juri Arabov, do të marrë jetë një prodhim i ri kinematografik. Do të duheshin vite punë, që më në fund ky projekt të niste udhën e sigurt të realizimit. U firmos kontrata mes përfaqësueses së kompanisë kinematografike “Fortuna Film”, Ella Arkhanguelskaya dhe përfaqësueses së “Albimage”, Loreta Mokini dhe së shpejti aktorët do të nisin xhirimet, të cilat do të zhvillohen në qytetin e Gjirokastrës dhe në Tiranë. Filmi tregon një nga ato dhjetëra histori të viteve ’50-’60, mes një djali shqiptar të shkolluar në ish-Bashkimin Sovjetik dhe një vajze ruse, të cilët do të duheshin të ndaheshin për shkak të raporteve të prishura diplomatike mes dy vendeve.{:}