Ministry of Economy, Culture and Innovation

Shqipëria dhe Italia po avancojnë në diskutimet për aspektet teknike, që do të sigurojnë zbatimin e marrëveshjes dypalëshe, në fushën e sigurimeve shoqërore.
Në datat 19 dhe 20 qershor, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit znj. Olta Manjani dhe ai italian i kryesuar nga përfaqësuesja e Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale znj.Caterina Francomano zhvilluan bisedime të frytshme dhe ranë dakord për përmbajtjen e Marrëveshjes Administrative, si dhe për të shkëmbyer draftet e formularëve përkatës.

Me qellim që Marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore të bëhet e zbatueshme pas shkëmbimit të instrumenteve të ratifikimit, të dy delegacionet u angazhuan të zhvillojnë sa më shpejt takime të ndërsjella ndërinstitucionale.

Mbi 500 mijë shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Itali, pritet të përfitojnë nga zbatimi i kësaj marrëveshje, e cila u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisë pak kohë më parë.